Historia e futbollit
![Image](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiRsaSwiTccU_KAQ0KICuCyvXZwWcgr7YtYrgCDPlO4SjulEowOnRW4uoaZelo9KIbWi1YMtMrkFjOuPHpfDacYztMC__dKxEbQ_Y9bTaWoAOOLIibbXWaW5FdndHv5YkrKO8WXlJlryF8/s320/bigstockphoto_Boys_Playing_Soccer_537097-723182.jpg)
Futbolli i referohet një numri sportesh që përfshijnë në shkallë të ndryshme gjuajtjen e topit me këmbë për të shënuar një gol. Më i famshmi nga këto sporte është futbolli i asociuar ose thjesht futbolli siç njihet gjerësisht. Fjala futboll u referohet llojeve të ndryshme të lojërave me top që kanë rregulla të ndryshme ku përfshihen futbolli amerikan, rregullat australiane të futbollit, futbolli kanadez, ragbi dhe lojëra të tjera të lidhura. Forma të ndryshme të futbollit mund të identifikohen në histori shpesh si lojëra maratonë. Rregullat bashkëkohore të futbollit mund të datojnë nga kodifikimi i lojërave në shkollat publike angleze në shekullin 18-19. Ndikimi dhe fuqia e Perandorisë Britanike bëri të mundur që këto rregulla të shpërndahen në zonat ku britanikët kishin influencë edhe jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë. Në vitin 1888, Liga e Futbollit u themelua në Angli, duke u bërë kompeticioni i parë nga shumë kompeticione të futbollit profesional. Gjatë shekullit të 20, l...