Historia e futbollit-2

Historia e futbollit shtrihet në një hark kohor prej 100 vjetësh. Gjithçka filloi në vitin 1863 në Angli, ku Ragby Futboll dhe Federata e Futbollit morën drejtime të ndryshme nga njëra - tjetra dhe Federata e parë e futbollit u krijua me emrin Federata e Futbollit të Anglisë. Të dyja këto lloje të futbollit (ragby dhe futboll) kanë të njëjtat rrënje dhe që të dyja janë degëzuar në mënyra të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme kohore. Historia e tyre e hershme tregon për të paktën gjashtë lojra të ndryshme, me të cilat historia e zhvillimit të futbollit është e lidhur dhe nëpërmjet të cilave është arritur të ndërtohet kjo histori. Luajtja e topit me këmbë ka ekzistuar prej mijëra vjetësh dhe nuk ka asnjë arsye të besohet se kjo lloj të luajturi është rrjedhojë “natyrore” e të luajturit të topit me dore.

Forma më e hershme e lojës së futbollit, për të cilën ka evidencë shkencore, ishte një ushtrim i kësaj aftësie në shekullin e dytë dhe të tretë para Krishtit, në Kinë. Një libër instruksionesh ushtarake prej kohës së Dinastisë Han, përfshin ndërmjet ushtrimeve të edukimit fizik edhe ushtrimin “Tsu’Chu”. Ky ushtrim konsiston në gjuajtjen e një topi lëkure të mbushur me pupla dhe qime brenda një të çare 30 – 40 cm në gjerësi, në një rrjetë të vogël të lidhur në shkopa bambuje. Ky ushtrim sigurisht kërkonte aftësi të madhe për ta kryer.

Një formë tjetër e futbollit, gjithashtu e ardhur nga Lindja e largët, ishte Kemari japonez, me origjinë 500 deri në 600 vjet më vonë dhe që akoma luhet në ditët e sotme. Ky është një lloj futbolli që luhet në rreth, më pak spektakolar, por me një eksperiencë më dinjitoze dhe ceremoniale. Kjo lojë nuk ishte kompetitive dhe lojtarët nuk luftonin për topin fare, ndryshe nga loja kineze. Lojtarët duhej t’i pasonin topin njëri-tjetrit në një fushë të vogël, pa e lënë topin të bjerë në tokë.
Futbolli – sic njihet pak a shume ne gjithe boten luhet ne cdo kontinent. 
FIFA – Federata Boterore e Futbollit ka 204 shtete anetare.

Futbolli eshte sport me popullor se Bejzbolli, Basketbolli dhe Futbolli Amerikan te marre se bashku.

Futbolli i organizuar u lind ne Britani. Anglia dhe Skocia ishin vendet themeluese te ketij sporti te bukur.

Klubi i pare futbollistik ne bote – Sheffield Football Club – u themelua me 1857 nga Kolonel Nathaniel Cresswick dhe Major William Priest, dy oficere ushtarake angleze.

Shoqatat me te vjetra te futbollit jane:



Anglia – themeluar me 1863
Skocia – themeluar me 1873
Wellsi – themeluar me 1875
Irlanda – themeluar me 1880

Liga Angleze u themelua me 1888.

Klubet e para ishin:

Accrington (Old Reds) : Aston Villa : Blackburn Rovers : Bolton Wanderers : Burnley : DerbyCounty : Everton : Notts County : Preston North End : Stoke City : West Bromwich Albion : Wolverhampton Wanderers.

Goli i pare i Liges – ne histori – u shenua ne 8 shtator, 1888, nga Jack Gordon, nje lojtar i Preston North End.

Me 1880 Federata Angleze e Futbollit kishte 128 klube – duke perfshire dhe 6 nga Skocia!

Ndeshja e Pare Nderkombetare u luajt ne Glasgow, Skoci me 30 nentor 1872 ku Skocia luajti kunder Anglise. Liga Skoceze nuk ishte themeluar ende – do themelohej pas tre vjetesh. Skuadra me te cilen Anglia luajti ishte skuadra me e vjeter Skoceze, Queen’s Park- themeluar me 1863.


Lojtaret e pare profesionale ishin dy skoceze – John Love, dhe Fergus Suter, qe luajten per nje klub ne veri te Anglise te quajtur Darwen ne sezonin e 1879 – dhe ishin te paret ne histori qe u paguan per talentin e tyre futbollistik.

Comments

Popular posts from this blog

Historia e Futbollit në Shqipëri

Historia e futbollit